DHURATE PER JU
Efesianëve 2:8

Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë

Te Dashur Lexues,

Bibla na meson se Perendia e krijoi njeriun ne pa mekat per te shfaqur lavdine e Perendise ne te gjithe Universin. Perendia i dha njeriut vullnet te lire, ne menyre qe njeriu te shfaqte dashurine e tij ndaj Perendise duke zgjedhur qe t'i bindej Atij.

Njeriu zgjodhi qe te mekatonte dhe si rezultat humbi marredhenien me Perendine dhe solli gjykimin e Perendise mbi te dhe Token ne te cilen jetonte.

Perendia, per shkak te dashurise se madhe ndaj krijeses se Tij, shfaqi planin me te madh te dashurise duke i ofruar njeriut dhuraten me te madhe qe dikush mund te marre, jeten e perjetshme.

Per te marre kete dhurate, duhet te kuptosh disa gjera.

Sipas Biblës, së pari duhet të pranosh se ke mëkatuar kundër Perëndisë dhe për shkak të mëkateve ti meriton dënimin në ferr (Romakët 3:23, Zbulesa 21:8).

Nqs dikush nuk bie dakort me këtë pikë, atëherë ai njeri nuk mund të shpëtohet, sepse ai nuk e sheh nevojën për një shpëtimtar.

Tek Romakët 3:23 thuhet se “të gjithë kanë mëkatuar”, prandaj çdo njeri duhet të vendosë nëse do të besojnë këtë apo jo. Nëse dikush nuk beson këtë, nuk ka pse të besojë pjesën tjetër të Biblës.

Së dyti duhet të kuptosh që ti nuk e shpëton dot vetveten, pavarësisht nga përpjekjet e tua. Arsyeja është e thjeshtë: standarti që Perëndia kërkon që një njeri të shkojë në Parajsë është 100% shenjtërim, pra shumë i vështirë (i pamundur në fakt) që ndonjë njeri ta arrijë (Zbulesa 21:27).

Kur dikush kupton dhe beson këto dy pika, atëherë, kupton gjithashtu që ka nevojë për një shpëtimtar. Perëndia (më mirë se çdokush tjetër) e dinte këtë, prandaj siguroi një shpëtimtar për ne, Jezus Krishtin. Romakët 5:8 thotë: “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne”.

Jezusi nuk është një shtesë (apo pjesë) e rrugës për në Parajsë, Ai është vetë rruga, dhe nuk ka rrugë tjetër.

Tek Veprat 4:12 duke folur për Jezusin Bibla thotë: “Dhe në asjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi”.

A mund të thuhet më qartë se kaq ? Për shumë njerëz, të pranosh Jezusin do të thotë, ti shtojnë jetës së tyre diçka në lidhje me Perëndinë ose Jezusin, psh të shkojnë në kishë (me raste festash), apo të bëjnë kryqin, apo të pagezohen, apo gjëra të tjera si këto, por kjo është larg kuptimit që Bibla përkufizon për ne se çdo të thotë të pranosh Jezusin.

Tek Galatasit 2:21 Bibla thotë: “Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot”.

Pra ky varg thotë qartë, se nëse ne mund të shkonim në parajsë duke zbatuar disa gjëra të caktuara (bëj këtë, mos bëj atë, dmth nje ligj të caktuar), atëherë Jezusi paska vdekur më kot, sepse unë mund të shkoja në parajsë edhe pa të, por padyshim që Jezusi vdiq në kryq duke marrë dënimin nga Perëndia në vendin tonë, sikur ai të kishte bërë të tëra mëkatet tona, me qëllim që ne të shpëtonim. Kjo nuk do të thotë që automatikisht çdo njeri do të shkojë në Parajsë, sepse Perëndia nuk i ka bërë njerëzit si robotë, ata kanë mundësi të zgjedhin, por i dashur lexues mba mend që zgjedhjet që ne bëjmë kanë gjithmonë një pasojë, për të mirë ose për të keq.

Zoti na e jep jetën e përjetshme falas, është një dhuratë për ne, që kjo dhuratë të bëhet e jona, ne duhet që thjesht ta zgjasim dorën dhe ta pranojmë atë. Kjo dhuratë është vetë Jezusi.

Kur ju e kuptoni dhe besoni se Jezusi vdiq për ju personalisht dhe ju do shumë, dhe do që ju të shpëtoheni dhe te keni jetën e përjetshme, kur vendosni besimin tuaj me gjithë zemër pa hezitim tek Jezusi, atëherë jeni gati për ta ftuar atë të vijë në zemrën tuaj dhe t’ju shpëtojë.

Kjo do të thotë të pranosh Jezus Krishtin. Ai bëhet jeta juaj, jo një shtesë e jetës suaj. Nëse kjo është dëshira juaj, ajo që ju ngelet tani është thjesht një lutje shpëtimi, ku ju i drejtoheni Perëndisë dhe pendoheni për mëkatet tuaja dhe e ftoni Jezusin të vijë në zemrën tuaj dhe t’ju falë çdo mëkat e t’ju japë jetën e përjetshme.

Nëse ju e dëshironi këtë, atëherë më poshtë po paraqesim një lutje që ju mund t’i drejtoni Perëndisë për shpëtim. Kjo lutje është thjesht një model, mos e mësoni atë përmendësh, mos harroni se Zoti shikon zemrën tuaj, dhe jo renditjen e fjalëve, por nëse nuk jeni të sigurt se si të luteni, atëherë mund të bëni këtë lutje:

Ati ynë qiellor, unë e di që jam një mëkatar dhe që për shkak të mëkateve të mija meritoj dënimin në ferr. Por faleminderit o Zot që me deshe kaq shumë saqë dërgove Jezus Krishtin për mua. Unë besoj se Ti, Zoti Jezus vdiqe në kryq për mua dhe tani pendohem para teje për çdo mëkat dhe të ftoj ty të vish në zemrën time, të më falësh çdo mëkat dhe të më japësh jetën e përjetshme. Faleminderit që më shpëtove. Amen !

Nëse e bëtë këtë lutje, ne dëshirojmë të gëzojmë së bashku me ju për këtë vendim. Ju lutem na kontaktoni dhe na thoni për lajmin e mirë se keni pranuar Jezusin. Zoti ju bekoftë.




Lajm i Mire

Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t`u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët...

1 Tim 1:15

Citime

Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.

Efesianët 2:8,9
Po kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit, ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij,
Titit 3:4,5
si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh?

Hebrenjve 2:3
Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.

Romakëve 5:8
në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.

Kolosianëve 1:14
Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot.

Galatasve 2:21
Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.

2 Korintasve 5:17